Ish-presidenti, Ilir Meta, ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk mban përgjegjësi për veprimet financiare të ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, duke theksuar se ata janë të divorcuar.
Sipas burimeve të sigurta, gjatë replikave me prokurorët, Meta iu referua shpenzimeve që pretendohet se Kryemadhi ka kryer, duke deklaruar se përgjegjësia është individuale dhe se nuk ka pasur dijeni për veprimet e saj.
“Në respekt të gjykatës duhet të sqaroj se edhe në seancën paraprake zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori.
Unë kam statusin i divorcuar. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën, pa dijeninë time.
Përgjegjësia ime është individuale. Më trego një shpenzim që kam bërë unë. Edhe orën e kam para 20 vitesh. Nuk i kushtoj shumë rëndësi këtyre”,raportohet se ka deklaruar Meta para gjykatës.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili përmes avokatit Cakrani kërkoi ndryshim të masës së sigurisë.







