Aktorja e njohur britanike Hannah Waddingham ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në një fotosesion të veçantë për revistën Women’s Health, ku ka shfaqur linjat e saj elegante dhe vetëbesimin që e karakterizon.
Në intervistën shoqëruese, ylli i serialit Ted Lasso ka folur hapur për sfidat që ka hasur gjatë karrierës së saj në industrinë e filmit dhe televizionit. Ajo tregoi se për vite me radhë ishte paragjykuar dhe tipizuar si “një grua e gjatë dhe më e kolme”, gjë që shpesh i kufizonte rolet që i ofroheshin.
Waddingham theksoi se me kalimin e viteve ka mësuar ta pranojë veten dhe të mos ndikohet nga standardet e vendosura nga industria e argëtimit. Ajo foli gjithashtu për jetën si nënë beqare, duke e përshkruar si një rrugëtim sfidues, por njëkohësisht shumë të bukur dhe përmbushës.
Aktorja u shpreh krenare për mënyrën se si ka arritur të balancojë karrierën e suksesshme me përgjegjësitë familjare, duke shtuar se vajza e saj mbetet motivimi më i madh në jetën e saj.







