Ballina Aktualitet Preken banesat nga projekti TID/ Banorët mblidhen para Bashkisë Durrësit, kërkojnë takim...

Preken banesat nga projekti TID/ Banorët mblidhen para Bashkisë Durrësit, kërkojnë takim me kryebashiaken, iu ‘mbyllet’ dera

128
0

Përfaqësues të familjeve që preken nga projekti TID janë rikthyer paraditen e sotme përpara bashkisë së Durrësit. Ndryshimi në projekt për restaurimin e objekteve të kultit (kisha katolike), që më parë ishin klasifikuar për prishje i ka detyruar banorët të kërkojnë informacion dhe transparencë, në lidhje me vijimësinë e tij.

Me një kërkesë të firmosur nga 20 familje i janë drejtuar autoritetit vendor, duke kërkuar transparencë dhe duke nënvizuar se do të vazhdojnë të kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.
Një projekt që mbivendoset mbi historinë, për t’u zëvendësuar me kulla deklarojnë banorët. Përfaqësia e banorëve i është drejtuar Bashkisë së Durrësit për të kërkuar takim me kryebashkiaken, por edhe këtë herë kanë gjetur dyert e mbyllura.

Është më e thjeshtë të takosh përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare se kryebashkiaken deklarojnë banorët, që theksojnë se do të kundërshtojnë prishjet e banesave. Ndërkohë në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak, nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Gentian Kallmi deklaroi se TID është në proces dhe do të verifikohet çdo rast, si në lidhje me vlerën, ashtu edhe procedurën e ndjekur.