Ballina Aktualitet Koloneli Limaj: Kur vranë Azem Hajdarin më takoi Fatos Nano, ja çfarë...

Koloneli Limaj: Kur vranë Azem Hajdarin më takoi Fatos Nano, ja çfarë më tha

92
0

Koloneli Hajro Limaj, i ftuar në nje intervuste televizive ndau detaje të panjohura nga karriera e tij.

I pyetur nëse ishte kërkuar për t’u përfshirë në politikë, Limaj u përgjigj se po, teksa rrëfeu episodin që lidhet me periudhën pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Sipas tij, ai mori një urdhër urgjent për t’u paraqitur në Tiranë, ku iu propozua nga Fatos Nano, kryeministri i asaj kohe, posti i ministrit të Brendshëm.

Pjesë nga biseda:

Limaj: Unë kam shumë dekorata. Po të ishte kohë e kaluar, mund të isha edhe hero populli. Unë s’kam luftuar as për hero, as për ministër. Më kanë thirrur për ministër dhe s’kam pranuar.

Gazetari: Ju kanë kërkuar që t’ju përfshijnë në politikë?

Limaj: Po. Kur u vra Azem Hajdari dhe ndodhi ajo ngjarja shumë e madhe, unë sapo kisha ikur nga zyra në Ankara. Më thanë: “Ka ardhur një urdhër, urgjentisht paraqitu në zyrë”, dhe thoshte: “Zoti kolonel, nesër në orën 08:00 në zyrën time, Fatos Nano”.

U nisa, mbërrita në Rinas. Shkova te kryeministri, ai nga njëra anë kishte cigaren nga ana tjetër kafen, dhe më thotë mua: “Dje kishim mbledhjen e qeverisë për situatën e vështirë që kemi. Na duhet një ministër i Brendshëm të jetë shumë i pastër.”