Ballina Politika “Zoti Salianji nuk ka qenë i saktë”/ Reagon Kalaja: Do të doja...

“Zoti Salianji nuk ka qenë i saktë”/ Reagon Kalaja: Do të doja që dikush me potencial të kandidonte përballë Berishës

73
0

“Partia Demokratike duhet të qaset të filozofia e demokracisë moderne”, kështu u shpreh gazetari Aulon Kalaja gjatë një interviste televizive. Kalaja komentoi edhe deklaratën e ish-deputetit të PD Ervin Salianji, pasi ky i fundit foli për largimin nga lëvizja e nisur prej tij i figurave si Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja, duke thënë se “me një kafë njëri u bë kryetar dhe tjetri kandidat për Tiranën.

Ai theksoi se gjykimi i Salianjit është i pasaktë.

“Përjashtimi i Salianjit? Kam thënë që do të doja të kandidonte…Këtu ishte thënë që ‘pas kafes ka pasur shpërblime me post. Unë kam hyrë në garë dhe kam fituar. Një politikan i ri si zoti Salianji nuk ka qenë i saktë në këtë gjykim…”, tha Kalaja.

Sa i përket garës për kryetar në PD, Kalaja shtoi se statuti i PD e ka zgjidhur këtë çështje.

“PD duhet të kthehet më djathtas sepse është më në qendër. Gjykoj që opozita duhet të trajtohet me pocizonin e vet. Opozita po bën protesta ku policia po na tregon ku duhet të protestojmë, nuk duhet të dalim nga territori i Bulevardit, nuk duhet të protestojmë me fishekzjarre. Pra ky është një debat qesharak që këta duan të na mësojnë si duhet të protestojmë. Sa i përket garës, data 23 do ta pllakosë të gjithë këtë histori.

Nuk quhen zgjedhje, quhet refernduam po nuk e di se si ta quaj. Tani del sot dikush dhe thotë dua të jem kryetar, apo të garoj…Statuti i PD e ka zgjidhur këtë moment, duhet të kesh mbrojtur disa kauza, nuk do zgjidhesh kryetar i fisit, apo kryeplak…Për zotin Salianji është histori tjetër…Do të doja që dikush me potencial të kandidonte përballë zotit Berisha. Më mirë të bësh një Referndum sesa të fusësh kandidat të stisur…”, shtoi ai.