Ballina Politika “Dubai i propagandës po fundoset”, Këlliçi ‘sulmon’: Zhytja e Durrës Marina, nxjerr...

“Dubai i propagandës po fundoset”, Këlliçi ‘sulmon’: Zhytja e Durrës Marina, nxjerr në pah aferën më të rëndë të Ramës

67
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar në lidhje me investigimin e emisionit Piranja për zhytjen e pallateve të Durrës Marina, me dhjetëra centimetra. ‘Sot ka qenë edhe vetë IKMT që ka konfirmuar zhytjen me të paktën 28 centrimetra të këtyre pallateve që janë një projekt persona i Edi Ramës dhe Alalabarit’, shkruan Këlliçi.

Postimi Këlliçit 

Zhytja e Durrës Marina, nxjerr në pah aferën më të rëndë të Edi Ramës! Është zbuluar se si projekti personal i Edi Ramës dhe Alabarit në portin e Durrësit, i pompuar me propagandë si Dubai i ardhshëm i Shqipërisë, është jo cilësor, madje dhe i rrezikshëm. Zhytja e disa godinave deri në 28 centimetra ka ngritur shqetësimin për standartet e ndërtimit dhe për sigurinë. Ky skandal është konfirmuar sot nga IMT e Durrësit dhe institucione të tjera shtetërore. Zyrtarisht është pranuar se se ka një fundosje me 28 centimetra dhe i është kërkuar kompanisë të marrë masa për të garantuar strukturën. Me gjasë, rënia mund të jetë edhe më e madhe, siç konstaton emisioni Piranjat.

Kjo është një zhbërje e propagandës dhe e fasadës së Edi Ramës, siç janë të gjitha projektet dhe planet e tij. E nisur si një aferë, ku pa asnjë konsultim e transparencë i falen mikut të Edi Ramës 80 hektarë truall të portit të Durrësit, një prej pasurive më të mëdha të kombit, Durrës Marina shpejt futi ujë dhe dëshmoi se themelet korruptive të një sipërmarrje janë të pasigurta. Edi Rama e trajtoi portin e Durrësit si ta kishte kopshtin privat në Surrel dhe u hoqi shqiptarëve asetin më të madh strategjik dhe ekonomik, duke dëmtuar nyjen kryesore të transportit tonë, vetëm e vetëm për interesat e tij personale.

Fundosja e godinave është gjurma e një prej krimeve më të rënda financiare që i është bërë vendit në histori. Siç kanë zbuluar investigimet gazetareske, miku i Edi Ramës nuk ka investuar deri më tani asnjë qindarkë teksa ka mbledhur dhjetra milionë euro me kontrata nga qytetarët, për apartamentet që do të ngrihen. Ndërkohë që ka marrë falas një truall që vlerësohet se vlen jo më pak se gjysëm miliardë euro dhe është përjashtuar nga taksat dhe tarifat. Trajtimi i vendit si plaçkë dhe i pasurive publike sikur të ishin të tijat, janë akte të rënda për të cilat Edi Rama herët a vonë do të japë përgjegjësi një më një.