Nga Eduard Zaloshnja
Kohët e fundit drejtova një vrojtim rigoroz statistikor në gjithë Shqipërinë, fokusuar në disa tema të aktualitetit.
Nga përgjigjjet e të anketuarve, ekstrapolova statistikisht se vetëm 277 mijë pensionistë (përafërsisht) votuan vjet për PS-në, nga rreth 613 mijë me banim në Shqipëri (disa dhjetëra mijë të tjerë banojnë jashtë vendit). Ndryshe, mund të thuhet se vetëm 45.2% e pensionistëve brenda vendit votuan për PS-në, ndërsa 54.8% votuan për subjekte të tjera elektorale në garë, ose nuk votuan fare (shihni Gafikun 1).
Ky rezultat i sondazhit hedh poshtë mitin elektoral që qarkullon nëpër kafenera lagjesh apo banaqe televizive, trumbetuesit e të cilit pretendojnë se pothuaj të gjithë pensionistët votojnë për PS-në…









