Ballina Kulturë Eurovizon 2026/ Pas natës së dytë, Shqipëria me Alis shkon në finale!

Eurovizon 2026/ Pas natës së dytë, Shqipëria me Alis shkon në finale!

71
0

Edicioni i 70-të i Eurovizionit u mbajt sot në mbrëmje në stadin e gjysmëfinales në Vienë duke emocionuar të gjithë ndjekësit e muzikës. Emocione të vërteta patën shqiptarët natën e sotme pasi këtë natë këndoi dhe këngëtari nga Shkodra Alis.

Gjysëmfinalja e dytë e Eurovizionit u çel me një etyd për dashurinë e pamundur, respektin dhe refuzimin nga dy prezantuesit, Viktoria dhe Mihel.

Pesëdhjetë përqind e votimit ishte në dorën e publikut dhe pesëdhjetë në dorën e jurive. Atyre që ju lejohet, mund të votojnë deri në 10 herë.

Dara, këngëtarja nga Bullgaria çeli natën e dytë të Eurovizionit. Kënga e saj “Bangaranga” ishte një miksim mes elektro popit dhe punkut. Kjo ishte një këngë që ishte e pajisur me shumë energji.

Pas saj erdhi në skenë Xhiva, që përfaqësoi Azerbajxhanin. Ajo ka lindur në Moskë në fakt dhe thotë që për këngën ishte frymëzuar nga divorci i saj i fundit. Kënga titullohej “Just go”.

Më pas mbrëmja vijoi me performancën e Rumanisë. Këngëtara Aleksandra Kapitanesku me « Choke me » ka sjellë në vëmendje shumë polemika dhe debate për mënyrën që sfidon ideologjitë gjinore. Megjithatë këngëtarja e ka « maskuar » bukur titullin duke u shprehur se kënga bën fjalë për ankthin.

Në rradhë ishte Luksemburgu. Këngëtarja Eva Maria shprehet se i do të gjithë artet dhe më shumë mjedisin. Kënga e saj u titullua “Mother nature”. Eva Maria është violiniste dhe u shpreh se u dashurua me muzikën kur pa Alexander Rybak të fitonte Eurovizionin me këngën e tij të famshme “Fairytale”. Eva e përdori violinën edhe gjatë performancës, të cilën e mbylli me fjalët “Thank you so much Europe, I love you”.

Çekia pasoi me Daniel Zviska me këngën « Crossroads ». Kujtojmë se kjo ishte vetëm hera e 13 që Çekia merr pjesë në Eurovizion.

Të gjashtët performuan francezët. Me këngën “Regarde”. Këngëtarja franko amerikane Monroe, vetëm 17 vjeç u bë ndër më të rejat artiste të Eurovizonit. Kujtojmë se si një ndër 4 vendet “e mëdha” të Eurovizionit Franca është tashmë kualifikuar në finale.

Më pas e kishte radhën Armenia me këngëtarin Simon. Kënga titullohej « Paloma Rumba ». E tija ishte një performancë më shumë koreografike.

Zvicra me Veronica Fusaro e lindur në Thun. Tema e këngës « Alice » është një homazh ndaj viktimave të dhunës në familje.

Pas saj performoi 30 vjeçarja nga Qipro Antigoni me këngën « Jalla ».

Më vonë në radhë performoi shteti mikpritës i Eurovizionit Austria, që kujtojmë si shtet pritës kualifikohet direk në finale. Tanzschein ishte kënga e këngëtarit Cosmo që « është një thirrje për të humbur veten në ritëm ». Një kengë me nota të forta të muzikës tekno.

Latvia (Letonia) e kishte radhën më pas me këngëtaren Jena Atvara që performoi këngën “Në hije ».

Këngëtari nga Danimarka 27 vjeçari Soren Torpergaard Lund me këngën “Përpara se të shkojmë në shtëpi » solli spektakël në skenën e eurovizionit me paraqitjen e tij të veçantë.

41 vjeçarja nga Australia Delta me titullin « Eklips » pasoi. Një baladë për dashurinë e humbur.

Këngëtarja ukrainase Viktoria Leleka lindi në Donbas dhe erdhi në skenë me këngën “Ridnym” për të përfaqësuar Ukrainën. Ajo jeton në Berlin.

Para se të vinte në skenë Mbretëria e Bashkuar prezantuesja Viktoria mori në pyetje Cosmon në lidhje me këngën e tij.

Këngëtari i Mbretërisë së Bashkuar si një prej « vendeve të mëdha » kualifikohet direkt në finale. Megjithatë kjo nuk e pengoi performancën e Look Mum No Computer me këngën “Eins Zwei Drei”.

Pas tij performoi Alis me këngën « Nan ». Një baladë për dashurinë familjare me tekst dhe kompozim shumë të veçantë.

E parafundit në radhë ishte Malta me këngën “Bella” nga Aidan.

Mbrëmjen e mbylli Jonas Lovv nga Norvegjia me këngën « Ya ya ya ».

Gjatë televotimit pati dhe evente të veçanta, si kërcimi tradicional i valsit vienez nga të gjithë të pranishmit në sallë.

“Unknown” ishte kënga e re e fituesit të vitit të kaluar JJ që u prezantua në gjysëm finale me një performancë “trans”.

Shqipëria u kualifikua për në finalen e 16 Majit, të shtunën.

Në finale shkuan:Bullgaria, Ukraina, Norvegjia, Australia, Romania, Malta, Qipro, Shqipëria, Danimarka dhe Çekia.