Ballina Kronika DURRES/ Shoferi i dehur në timon nuk i ndalon Policisë në zonën...

DURRES/ Shoferi i dehur në timon nuk i ndalon Policisë në zonën e ish-Kënetës, gjatë ndjekjes përplas automjetin e ‘Bluve’! Vihet në pranga

110
0

Policia ka pikasur një automjet pa targa që po qarkullonte në rrugët e zonës ish Kënetës,  lagjeje e qytetit ku ndodhi edhe ngjarja tronditese. Patrulla e qarkullimit i dha sinjal automjetit pa targa për të ndaluar, por drejtuesi i makinës nuk i është përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje dhe ka vijuar udhëtimin.

Në ndihmë të patrullës së Policisë kanë shkuar dhe 2 inspektorë me motorë. Pas një ndjekjeje për disa minuta, oficerët e qarkullimit rrugor kanë arritur ta bllokojnë makinën pa targa.

Drejtuesi i automjetit në tentativë për të ecur mbrapa, është përplasur me makinën e Policisë.

Më pas ai është neutralizuar dhe shoqëruar në mjediset e komisariatit të Policisë së Durrësit. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka asnjë person të dëmtuar.