Ballina Kronika Dalin emrat e vajzave të ekranit që kanë kryer takime speciale me...

Dalin emrat e vajzave të ekranit që kanë kryer takime speciale me “kokat e krimit” brenda burgjeve, nga…

192
0

Janë publikuar së fundmi emrat e kokave të krimit shqiptar të cilët realizojnë takime “speciale” me vajzat e showbiz-it, prapa hekurave.

Gazetari Flamur Vezaj bën me dije se të burgosurit, emrat e të cilëve janë mjaft të njohur, kanë kryer takime romantike në burgun e Reçit, Fierit, Peqinit, Drenovës e Fushë-Krujës, me vajza mjaft të njohura të ekranit dhe showbizit shqiptar.

Sipas gazetarit Vezaj, i cili ka siguruar disa video e foto të filmuara nga vetë protagonistët e këtyre pamjeve dhe kamerat e sigurisë së burgjeve, të vajzave që kanë hyrë në burgje për të takuar të fortët që ndodhen aty.

Gjatë episodit në “Ma Shqip”, gazetari renditi emrin e Safet Bajrit, për të cilin bënë me dije se ka takuar në takime “speciale” për disa orë një nga vajzat e showbiz-it me inicialet R.R.

Deklaratën e tij, Vezaj e konfirmon përmes videove dhe pamjeve të takimeve speciale të cilat i ka siguruar, por edhe nga kopja e deklaratës noteriale të dorëzuar në burg, që gazetari thotë se ka verifikuar.

Në mesin e takimeve me të dashurën prapa qelive renditet dhe Ramazan Rraja nga Fushë-Kruja, për të cilin thuhet se është takuar një vajzë me inicialet F.H., e njohur për modelim e rrjete sociale.

Nga këto takime del në pah dhe emri i Redjon Rrajës, i akuzuar për trafik droge, për të cilin thuhet se është takuar me vajzat me iniciale S.B. apo I.A., që numërojnë mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale.

Edhe pse ndodhet në paraburgim, takime speciale ka bërë edhe Leonard Duka, me vajza nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mjaft të njohura në ekranet.

Po ashtu mësohet se takime ka pasur edhe “ushtari” i vëllezërve Çopja, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, me vajza të njohura si E.Dh., e cila numëron mbi 500 mijë ndjekës në rrjete sociale.

Më tej përmendet dhe emri i të paraburgosuri Artur Haxhiosmani, i njohur dhe i akuzuar si pjesë e “Ndrangheta”-s, i arrestuar në Palasë bashkë me një bos të grupeve italiane, për të cilin bëhet me dije se ka pasur takime speciale me I.Xh., personazh mjaft i njohur në rrjete sociale.

Gjithashtu, ai përmendi edhe Leart Haxhiun e takimin me vajzen e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Listës së takimeve speciale nuk i ka shpëtuar as kreu i bandave të 1997-ës, Gazmend Brraka alias Gaxhai, në takime me vajzat me inicialet Xh.L. dhe J.K. brenda burgut.

Në lidhje me këto takime, në mesin e të cilave renditen vajza mjaft të njohura të ekraneve dhe rrjeteve sociale, agjentë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ngrenë dyshimet se noterët, së bashku me personel të burgjeve, kanë falsifikuar dokumentet për të realizuar këto takime.

Ndërsa gazetari Vezaj ka zgjedhur të mos publikojë videot dhe pamjet që disponon, pasi në to ka momente intime dhe situata të sikletshme për vajzat shfaqen aty.

Vezaj thekson se nuk dëshiron t’u hapë probleme apo telashe në jetën personale këtyre vajzave, duke theksuar se ato kanë hyrë në këto takime me dëshirën e tyre, pa sforcime nga askush.