Vendimi është marrë këtë të hënë nga trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Lartë vendosi “mospranimin e rekursit të paraqitur nga i gjykuari Laert Haxhiu”, duke konfirmuar vendimin nr. 45, datë 13.11.2024 të Apelit të GJKKO-së.
Laert Haxhiu u dënua me burgim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës. Shënjestra e atentatit ishte nipi i Aldo Barës, por ai mundi të mbijetonte.
Me burgim të përjetshëm janë dënuar edhe Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Laert Haxhiu po gjykohet sërish në GJKKO për një seri vrasjesh të rrëfyera nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.







