Po përpiqemi ta luftojmë këtë ide se një futbollist duhet të heshtë dhe thjesht të luajë. Mund të jesh një yll ndërkombëtar, por para së gjithash, je një qytetar.
Ne nuk jemi të shkëputur nga bota.
Ndonjëherë njerëzit mendojnë se, për shkak se ke para dhe je i famshëm, ky lloj problemi nuk të shqetëson”.
“Por më shqetëson edhe mua, sepse e di se çfarë do të thotë dhe çfarë pasojash mund të ketë për vendin tonë. Kemi të drejtë të shprehim mendimin tonë si të gjithë të tjerët”.
Këto janë fjalët e futbollistit francez Kylian Mbappe, në numrin e ri sportiv të Vanity Fair, duke folur për situatën politike në Francë.







