Ballina Lifestyle Brooks Nader shfaqet pa reçipeta me fustan super provokues

Brooks Nader shfaqet pa reçipeta me fustan super provokues

70
0

Modelja amerikane Brooks Nader ka rrëmbyer sërish gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të eventit prestigjioz amfAR Gala në Cannes Film Festival, duke u shfaqur me një fustan tejet provokues që nuk linte shumë vend për imagjinatë.

Ylli 29-vjeçar, e njohur për paraqitjet e saj të guximshme dhe linjat perfekte trupore, vendosi të mos veshë reçipeta, ndërsa pozoi me vetëbesim para kamerave në një nga netët më glamuroze të Cannes-it.

Brooks u shfaq përkrah emrave të njohur si Maura Higgins dhe Eva Longoria, por ishte pikërisht paraqitja e saj ajo që mori gjithë vëmendjen e mediave rozë.

Fustani i zi prej shifoni, me prerje të theksuar “cut-out” në pjesën e përparme dhe dizajn me qafë “halter”, nxirrte në pah format e saj bombastike. Ndërkohë, fundi i gjatë me pala i jepte një prekje elegante dhe dramatike look-ut të saj super seksi.

Kjo nuk është hera e parë që Brooks Nader ndez tapetin e kuq në Cannes këtë javë, pasi modelja ka bërë disa paraqitje “eye-catching”, duke u kthyer në një nga emrat më të komentuar të festivalit.