Ballina Kronika Durrësi “qytet horror’, shënohen dy viktima në lagjet 17 dhe 18, ata...

Durrësi “qytet horror’, shënohen dy viktima në lagjet 17 dhe 18, ata që nuk mund të ikin vetvriten. Policia ka rralluar njoftimet po jo vrasjet dhe krimin

102
0

Dy ngjarje të rënda janë shënuar këtë të hënë në qytetin e Durrësit, ku dy persona kanë humbur jetën pasi dyshohet se janë vetëvarur në banesat e tyre.

Sipas informacioneve paraprake, incidentet kanë ndodhur në lagjet nr. 17 dhe nr. 18 të qytetit bregdetar. Në zonën e ish-Kënetës, një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët brenda banesës, ndërsa në lagjen 18 një tjetër person, 46 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë.

Menjëherë pas sinjalizimeve, në të dyja vendngjarjet kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupet hetimore, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që mund të kenë çuar dy personat drejt këtij akti tragjik.

Me urdhër të Skënder Hita-s, policia sjellë komunikata vetëm me porosi, pjesen tjetër e ka kthyer në biznes për mediat e qeverisë!