Ballina Europë Përfshihet nga flakët depoja e tekstilit, evakuohen qytetarët në panik për shpërthimin...

Përfshihet nga flakët depoja e tekstilit, evakuohen qytetarët në panik për shpërthimin e bombolave të gazit

94
0

Autoritetet belge kanë evakuuar banorët në qytetin Tubize, në perëndim të Brukselit, pas shpërthimit të një zjarri të madh në një depo tekstili.

Sipas autoriteteve lokale, masa u mor për shkak të rrezikut serioz të shpërthimit të bombolave me gaz LPG, të cilat ndodheshin pranë ndërtesës së përfshirë nga flakët.

Banorëve të zonave përreth u është kërkuar të qëndrojnë në banesa me dritaret dhe dyert të mbyllura, për shkak të tymit toksik që ka mbuluar zonën. Kryetari i bashkisë së Tubize, Samuel d’Orazio, deklaroi se evakuimi po kryhej si masë paraprake, pasi rreziku i shpërthimit konsiderohej i lartë.

Ndërkohë, ekipet speciale po kryejnë matje për nivelin e ndotjes nga tymi i zi dhe avujt toksikë, të cilët sipas autoriteteve po përhapen në një zonë më të gjerë në perëndim të Brukselit.