Ballina Europë Kapet në Spanjë 49-vjeçari i shpallur në kërkim nga GJKKO për trafik...

Kapet në Spanjë 49-vjeçari i shpallur në kërkim nga GJKKO për trafik droge e grup kriminal

63
0

Një 49-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për disa vepra penale është arrestuar në Spanjë, teksa pritet ekstradimi në Shqipëri.

Sipas burimeve, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Madrid, është kapur në Spanjë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Kevin Margjoni, 49 vjeç.

Margjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.