Ballina Sport Allegri arrin marrëveshje me Napolin, do jetë pasuesi i Contes

Allegri arrin marrëveshje me Napolin, do jetë pasuesi i Contes

72
0

Massimiliano Allegri është shumë pranë rikthimit në pankinë, pasi sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, ai ka arritur marrëveshje me skuadrën e Napolit.

Trajneri italian, i cili u largua nga Milani në fillim të kësaj jave, ka pranuar kushtet e ofruara nga klubi napolitan dhe zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vijim.

Sipas të njëjtave burime, Allegri do të pasojë Antonio Conten në drejtimin e Napolit dhe do të marrë përsipër udhëheqjen e skuadrës në sezonin e ri.

Te Napoli ai do të ketë në dispozicion edhe kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, i cili është një nga titullarët kryesorë të ekipit.