Ballina Aktualitet Caktohet data/ Ja kur do të mbahet seanca e parë për ish-Presidentin...

Caktohet data/ Ja kur do të mbahet seanca e parë për ish-Presidentin Meta dhe Monika Kryemadhin

90
0

Gjykata e Posaçme ka caktuar 5 qershorin për zhvillimin e seancës ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Seanca do të zhvillohet në orën 11:00.

Trupa gjykuese që do të gjykojë çështjen Kryemadhi-Meta, sipas shortit të hedhur është treshja e gjytarëve, Erjon Bani, Marinela Osmani dhe Rudina Palloj.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Ndërsa për të akuzuarit e tjerë të dosjes, pak kohë më parë GJKKO vendosi gjykim të shkurtuar.