Ballina Kosovë Zgjedhjet paraprake në Kosovë- Raporti i IKD: 25 kandidatë për deputetë kanë...

Zgjedhjet paraprake në Kosovë- Raporti i IKD: 25 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin

69
0

Në prag të zgjedhje të parakohshme të 7 qershorit, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar një raport, sipas të cilit nga 902 kandidatë të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 25 prej tyre rezultojnë të kenë probleme me ligjin.

“2.77% e totalit të listave të kandidatëve janë persona të cilët kanë ose dënime të formës së prerë ose aktakuza aktive”, – bëri me dije Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke theksuar se 15 kandidatë kanë aktakuza aktive, ndërsa 13 të tjerë kanë pasur dënime penale në të kaluarën.

“Për sa i përket subjekteve politike, numrin më të madh të kandidatëve që kanë probleme me ligjin e ka Lëvizja Vetëvendosje me 13 kandidatë. AAK dhe Lista Serbe kanë nga 3 kandidatë, PDK ka 2 kandidatë , ndërsa katër subjekte të tjera kanë të përfshirë nga 1 kandidat i cili ka probleme me ligjin”, – thuhet në raportin e asaj organizate, ku theksohet se veprat penale që dominojnë janë ato që lidhen me korrupsionin zyrtar dhe përdorimin e armës.

21 subjekte politike me 902 kandidatë garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ndërsa partitë vijojnë fushatën elektorale ku po shpalosin programet e tyre para mbështetësve të tyre.