Ballina Politika Shqipëria marshon e sigurtë drejt korrupsionit

Shqipëria marshon e sigurtë drejt korrupsionit

67
0

Nga Luçiano Boçi

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2025 të Transparency International, Shqipëria renditet me 39 pikë dhe në vendin e 91-të duke rënë 3 vende.

Ajo bën pjesë në zonën e kuqe problematike.

Kjo nuk është thjesht një shifër.

Është diagnozë e plotë.

Me 39 pikë, vendi ynë mbetet nën mesataren globale dhe shumë larg standardit europian.

Rënia është dëshmi se reforma pa llogaridhënie, drejtësia selektive dhe pushteti pa kontroll prodhojnë një shtet që nuk u shërben qytetarëve, por interesave të një pakice të lidhur me pushtetin.

Korrupsioni në Shqipëri nuk është më devijim administrativ. Është kthyer në sistem në krye të cilit është vetë Rama.