Ballina Politika Ndryshime në përfaqësitë diplomatike, ja kush ikën dhe kush emërohet ambasador

Ndryshime në përfaqësitë diplomatike, ja kush ikën dhe kush emërohet ambasador

88
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ditën e sotme ka dekretuar emërimin e ambasadorëve shqiptarë në disa vende dhe lirimin e disa të tjerëve.

Begaj ka dekretuar emërimin e Spiro Koçit si ambasador rezident në Bosnjë Hercegovinë, Florian Novës ambasador rezident në Egjipt dhe jorezident në Siri, Jordani, Libi, Palestinë dhe Saduan. Po ashtu është dekretuar emërimi i ambasadores rezidente të suedisë, Elvira Isufi si dhe Dastid Korreshit si ambasador i Shqipërisë në Zyrën e OKB-së.

Begaj gjithashtu ka dekretuar lirimin nga detyra të Donika Hoxhës si ambasadore e Kroacisë, Dastid Korreshit si ambasador i Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe Eglanitna Gjermenit si ambasadore e Shqipërisë pranë misionit të OSBE-së.