Ballina Aktualitet Nis protesta për Zvërnecin para Ministrisë së Brendshme

Nis protesta për Zvërnecin para Ministrisë së Brendshme

78
0

Ka nisur në Tiranë protesta e qytetarëve që janë kundër ndërtimit të resortit 4 miliardë eurosh që është planifikuartë ndërtohet në Zvërnec.

Revolta e tyre erdhi pas pamjeve të paprecendta nga Zvërneci, ku gjatë një proteste të thirrur nga qytetarë e ambientalistë, një protestues u dhunua në mënyrë brutale nga disa roje të një kompanie sigurie private.

Me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, qindra mijëra qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme. Nga Ministria e Brendshme, qytetarët pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku kërkojnë anulimin e projektit.

Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua.