Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kryeministri Edi Rama shpërtheu në fyerje dhe ofendime të rënda ndaj qindra mijera qytetarëve shqiptarë që prej 23 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke ju përgjigjur në gjuhë të huaj me frazën ‘Fuck You”.
Gjatë një interviste për Financial Times, Rama tejkaloi ccdo limit, ndërsa u përpoq t’i paraqesë protestat kundër tij, në skenën ndërkombëtare, si protesta anti-Trump.
“Fuck you” Ndoshta asnjëherë më parë Edi Rama nuk e ka përmbledhur më qartë filozofinë e pushtetit të tij, shkruan Bardhi.
Reagimi
“Fuck you”
Ndoshta asnjëherë më parë Edi Rama nuk e ka përmbledhur më qartë filozofinë e pushtetit të tij.
Në vetëm dy fjalë.
Dy fjalë për qytetarët që kërkojnë llogari.
Dy fjalë për protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Dy fjalë për këdo që refuzon shtetin e parave të pista, korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij.
“Fuck you” nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin.
Përçmim për qytetarët.
Përçmim për kundërshtarin.
Përçmim për llogaridhënien.
Prandaj këto dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime. Sepse vetëm një Kumbar e sheh pushtetin si pronë private dhe qytetarët si pengesë.
“Fuck you”
Ndonjëherë mjaftojnë dy fjalë për të shpjeguar pse epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund.







