Ballina Aktualitet “Nesër në 18:00 sërish para Kryeministrisë”/ Mbi 2 orë protestë, mbyllet tubimi...

“Nesër në 18:00 sërish para Kryeministrisë”/ Mbi 2 orë protestë, mbyllet tubimi në Bulevard. Qytetarët njoftojnë tubimin e radhës

63
0

Qytetarët që kundërshtojnë projektet e ndërtimit në zonën e Zvërnecit kanë paralajmëruar vijimin e protestave.

Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke njoftuar tubimin e ri të martën në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimeve në Zvërnec.

Mes thirrje antiqeveritare, sot mbi dy orë, mijëra qytetarë kanë kërkuar njëzëri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe anulimin e projektit për Zërnecin, kanë sjellë mesazhet e tyre me këngë patriotike.

Ata kanë kënduar himnin kombëtar, si dhe këngën ‘Për mëmëdheun’, ndërsa sheshi ka oshëtirë në brohërima.

Kujtojmë se qytetarët po protestojnë për ndërtimet në zonat e mbrojtura, siç është Zvërneci apo dhe për Paketën e Maleve dhe për çështjen e trajtimit hormonal në QSUT.