Ballina Politika Vendimi i GJK për ‘McGonigal’/ Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e...

Vendimi i GJK për ‘McGonigal’/ Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

63
0

Berisha gjatë daljes për mediat në selinë e PD ka dhenë edhe një koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Skandalin McGonigal.

Sali Berisha: Zbatoi porosinë e Edi Ramës.

Të bllokosh hetimin e një skandali të përmasave më të mëdha ndërkombëtare, de fakto rekrutimin me korrupsion të njeriut më të rëndësishëm të kundërzbulimit të FBI-së dhe përdorimin e tij kundër opozitës, kryen ose merr një vendim më të papërgjegjshëm që mund të marrësh.

Do ishte interesi më i madh i shqiptarëve dhe partnerëve tanë, zbardhja e plotë e atij super skandali.

Por natyrisht, në atë vendim mund të kenë ndikuar edhe direkt lidhjet e gjykatësve me McGonigalin.

Edhe ne do ta hetojmë këtë punë. Do ta hetojmë, do e çojmë në Strasburg.

Atë vendim ne do e çojmë në Strasburg