Ballina Politika Berisha: ADS është një kompani mbi ligjet, siç është Rama me Ballukun...

Berisha: ADS është një kompani mbi ligjet, siç është Rama me Ballukun dhe Lindat e tij, skema është njësoj si e KAYO-s

76
0

Kryetari i Partisë Demokratike, denoncoi krijimin e kompanisë Albanian Digital Solutions (ADS), të cilën e cilëson si një strukturë të ngritur pa bazë të plotë ligjore dhe pa mekanizma kontrolli.

Në daljen e sotme për mediat, Berisha tha se për ngritjen e ADS-së nuk është miratuar një vendim i plotë i Këshillit të Ministrave që të përcaktojë qartë kompetencat, objektin e veprimtarisë dhe mënyrën e kontrollit të saj.

Berisha: Në rast të një kompanie shtetërore kjo mund të ketë pasoja të rëndësishme sepse lejon zgjerim të madh të aktivitetit ekonomik, mund të përdoret për krijim filialesh apo transferim fondesh, mund të krijojë struktura paralele investime, rrit nevojën për kontroll dhe auditim, në mungesë kontrolli mund të përdoret për favorizime, PPP, ortakëri ose devijim fondesh.

Pra, ajo drejtpërdrejt apo tërthorazi është porosia e Edi Ramës që të vjedhim me çdo kusht dhe pa asnjë lloj kufizimi.

Çfarë efekti zinxhir sjell në praktikë një klauzolë e tillë?

Ajo mund të krijojë hapësirë për abuzime nëse nuk ka kontroll të fortë institucional, transparencë dhe procedura të qarta.

Një. Krijimi i filialeve dhe kompanive të lidhura ku kontratat kalojnë pa transparencë fare.

Dy. Investime në kompani private partnere me kushte jo të favorshme për shtetin.

Tre. Dhënie kontratash ndaj subjekteve të afërta me drejtues apo politikbërësit.

Nuk të lëshojnë, klani i Surrelit është klani më mafioz në Evropë, nuk tërhiqet.

Katër. Përdorimi i formulimit lidhet tërthorazi me objektin për të justifikuar aktivitetet që normalisht nuk do miratoheshin kurrë.

Pesë. Transferim fondesh, asetesh apo shërbimesh mes kompanive të lidhura për të shmangur kontrollin publik.

Gjashtë. Përdorim i nënkontraktorëve të përcaktuar.

Shtatë. Fryrje kostosh.

Tetë. Hyrje në ortakëri ku shteti merr riskun, kurse privat, pra klani Rama merr paratë.

Nëntë. Shmangie e procedurave të prokurimit përmes strukturave bio ose investimeve të ndërmjetme.

Në kompani me kapital shtetëror rreziku rritet kur bordet janë politike dhe i tillë është ky bord ku një ish-zëvendëskryeministre e qeverisë famëzezë të partisë së krimit kryeson bordin politik të saj.

Pra, Edi Rama e ka menduar mirë se çfarë do bëjë me AKSHI-n.

ADS do menaxhojë të gjithë infrastrukturën e këtij shteti, përfshi databasat kryesore dhe do të garantojë sigurinë kibernetike.

Për këtë ajo do prokurojë mallra dhe shërbime.

Aktet e themelimit e kompanisë i japin të drejtë të krijojë kompani në bashkëpunim me privatet pothuajse pa asnjë kufizim.

Dokumentet e ADS janë thuajse identike me ato të KAYO dhe këto dokumente lejojnë që ADS të krijojë të njëjtën skemë si KAYO.

Krijoi kompani me kapital shtetëror, kompania nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka krijuar kompani me privatë siç është me Ron Yeffet.

Mbetet për t’u parë nëse ADS do krijojë kompani me privat dhe kjo është e sigurt, por gjasat janë që të përsëritet skema e KAYO-s, duke zhveshur kështu AKSHI-n nga procesi i prokurimit publik, por duke shmangur edhe ligjin për prokurimin publik dhe ligjin për prokurimet në fushën e teknologjisë.

Faktikisht ADS është një kompani mbi ligjet, njëlloj siç është Edi Rama me Lubi Ballukun dhe Lindat e tij, i cili në vendime shkatërrimtare për shtetin ligjor, mori përsipër të mbrojë Lubinë, pavarësisht se aferat e saj ngjiteshin në 36 vite burg.