Lefter Maliqi bëri një betejë të gjatë në drejtësi e më pas në KQZ, për të kërkuar shkarkimin e kryebashkiakut të Kuçovës, pasi u dënua për një fshehje dënimi.
Por ditën kur Ilirjan Celibashi do të merrte vendimin, avokati i Maliqit bërë një lëvizje autogol.
Ai kërko që Celibashi të përjashtohej nga vendimmarrja, sepse më herët kishte mbajtur anën e Kreshnik Hajdarit.
Kreu i KQZ e pranoi kërkesën e Maliqit, dhe hoqi dorë nga vendimi, çka krijoi një situatë absurde, sepse Celibashi është i vetmi që mund ta marrë një vendim për dekriminalizimin lidhur me vijimin ose jo të mandatit.
Tashmë, pasi janë menduar disa ditë, Maliqi dhe avokatët e tij janë rikthyer në KQZ, dhe ankohen në KAS, pse Celibashi pranoi kërkesën e tyre duke mos dhënë vendim.
Në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, dosja i ra si relator Ilir Rusmalit, i cili do të orientojë debatin se sa e pranueshme është një kërkesë e tillë.
Teksai gjithë ky diskutim zhvillohet, Hajdari është duke përfunduar mandatin e tij.







