Ballina Politika Lefter Maliqi nuk i ndahet Kreshnik Hajdarit, ankohet në KAS pse Celibashi...

Lefter Maliqi nuk i ndahet Kreshnik Hajdarit, ankohet në KAS pse Celibashi hoqi dorë, fati i kryebashkiakut të Kuçovës në dorë të Rusmalit

37
0

Lefter Maliqi bëri një betejë të gjatë në drejtësi e më pas në KQZ, për të kërkuar shkarkimin e kryebashkiakut të Kuçovës, pasi u dënua për një fshehje dënimi.

Por ditën kur Ilirjan Celibashi do  të merrte vendimin, avokati i Maliqit bërë një lëvizje autogol.

Ai kërko që Celibashi të përjashtohej nga vendimmarrja, sepse më herët kishte mbajtur anën e Kreshnik Hajdarit.

Kreu i KQZ e pranoi kërkesën e Maliqit,  dhe hoqi dorë nga vendimi, çka krijoi një situatë absurde, sepse Celibashi është i vetmi që mund ta marrë një vendim për dekriminalizimin lidhur me vijimin ose jo të mandatit.

Tashmë, pasi janë menduar disa ditë, Maliqi dhe avokatët e tij janë rikthyer në KQZ, dhe ankohen në KAS, pse Celibashi pranoi kërkesën e tyre duke mos dhënë vendim.

Në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, dosja i ra si relator Ilir Rusmalit, i cili do të orientojë debatin se sa e pranueshme është një kërkesë e tillë.

Teksai gjithë ky diskutim zhvillohet, Hajdari është duke përfunduar mandatin e tij.