Ballina Kronika Shkrumbohet tërësisht lokali në Kavajë/ Verifikohen kamerat e sigurisë, dyshohet se…

Shkrumbohet tërësisht lokali në Kavajë/ Verifikohen kamerat e sigurisë, dyshohet se…

58
0

Një lokal në lagjen nr. 5 Kavajë është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00 të mëngjesit, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Hetuesit po bazohen edhe në pamjet e kamerave të sigurisë të zonës, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm, si dhe për sqarimin e plotë të shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit. Hetimet vijojnë.