Mbrëmë, në Southampton shpërthyen protesta të dhunshme pasi u publikuan pamjet nga kamerat trupore të policisë, të cilat tregonin mënyrën se si policia e kishte trajtuar rastin e vrasjes së Henry Nowak.
Dy persona u arrestuan gjatë protestave dhe policia thotë se mund të ketë edhe arrestime të tjera, ndwrsa njëmbëdhjetë zyrtarë policorë dhe një qen i policisë u lënduan, shkruan BBC.
Ministrja për Policinë, Sarah Jones, i tha BBC-së se udhëzimet e policisë kundër racizmit duhet të ndryshohen – dhe atë sa më shpejt të jetë e mundur.
Liderja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, bëri thirrje që qeveria laburiste ta trajtojë vrasjen e Henry Nowak me të njëjtin seriozitet siç u trajtua vdekja e George Floyd në SHBA në vitin 2020.







