Ballina Sport Kampionati anglez, më i përfaqësuari në Botëror

Kampionati anglez, më i përfaqësuari në Botëror

42
0

Mes 1248 futbollistëve të thirrur në Botërorin 2026, dominojnë ata që aktivizohen në ekipet angleze.

Ata janë 200, duke treguar rëndësinë e kampionateve të këtij vendi në futbollin ndërkombëtar.

Pas Anglisë vjen Gjermania me 109, Franca dhe Spanja me nga 86, si dhe Italia me 71.

Pas kampionateve elitare të Europës shfaqet liga e Arabisë Saudite me 49 lojtarë, falë politikave të këtij vendi për të afruar emra të njohur. Ka përfaqësuese që nuk kanë grumbulluar asnjë lojtar nga kampionati vendas si Kepi i Gjelbër, Republika Demokratike e Kongos, Bregu i Fildishtë, Kurasao, Senegali dhe Uruguaji.

Klubi më i përfaqësuar në këtë Botëror është Manchester City me 19 futbollistë, të cilët luajnë në 12 kombëtare.

Më pas vijnë Bayern Munich me 18, Arsenal dhe Paris Saint-Germain me nga 16, si dhe Barcelona me 15. Al Hilal spikat mes skuadrave të tjera me 12 futbollistë pjesëmarrës në Kupën e Botës 2026.