Ballina Aktualitet Pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje/ Ish-drejtori i Milanit Igli...

Pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje/ Ish-drejtori i Milanit Igli Tare, del gojëkyçur nga Prokuroria e Posaçme

105
0

Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-drejtori i Lazios dhe Milanit në Itali, është vënë nën akuzë nga SPAK.

Paraditen e sotme ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar fakti se është person nën hetim për akuzën e pastrimit të parave.

Raportimet paraprake janë, se kjo çështje lidhet me dosjen “Balluku”. Tare në shumicën dërrmuese të kohës e ka lidhur veprimtarinë e vendit me futbollin jashtë vendit.

Pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje, ai ka dalë nga SPAK, teksa nuk ka zgjedhur të flasë për gazetarët e pranishëm.