Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Eric Wendt për postin e ambasadorit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Me 19 vota pro dhe 3 kundër, komiteti i ka dhënë dritën jeshile propozimit të Presidentit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e çuar kandidaturën një hap më pranë konfirmimit përfundimtar.
Emërimi i Wendt u mbështet nga shumica e anëtarëve të komisionit, përfshirë senatorë nga të dyja partitë kryesore amerikane. Pas këtij votimi, kandidatura e tij pritet të kalojë për shqyrtim dhe votim në seancën plenare të Senatit, i cili do të marrë vendimin përfundimtar mbi emërimin.
Nëse konfirmohet nga Senati, Eric Wendt do të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri, duke pasuar përfaqësuesin aktual diplomatik amerikan në Tiranë.







