Ballina Aktualitet Dosja e Belinda Balluku dhe fshehja e vilës së ish-zv.kryeministres/ Biznesmeni Pandeli...

Dosja e Belinda Balluku dhe fshehja e vilës së ish-zv.kryeministres/ Biznesmeni Pandeli Carapuli, thirret në SPAK

119
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati i tij, por gjatë daljes nga Prokuroria e Posaçme nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Pandeli Carapuli sipas dosjes së SPAK është biznesmeni i lidhur me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Kjo e fundit ka përfituar një vile luksoze nga Pandeli Carapuli që sipas SPAK duket se është dhënë në këmbim të një tenderi të përfituar nga Balluku në kohën kur kjo e fundit drejtonte AlbControll.

Kujtojmë që një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka bërë të ditur se i ka komunikuar akuzat për pastrim parash, ish-lojtarit të Kombëtares, Igli Tare. Ky i fundit sipas SPAK fshehu ne emrin e tij vilën luksoze të Belinda Ballukut në zonën e plazhit të Dhërmiut. Pronari i vilave në kompleksin White Rock ne Dhermi, është Pandeli Carapuli.

“Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin Igli Tare dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen Joana Bushi.