Ballina Aktualitet Klevis Jahaj në SPAK, drejtori i Belinda Ballukut u bë deputet në...

Klevis Jahaj në SPAK, drejtori i Belinda Ballukut u bë deputet në zgjedhjet e 11 majit

121
0

Deputeti i Partisë Socialiste i qarkut të Fierit, Klevis Jahaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Para se të bëhej deputet, në zgjedhjet e 11 majit 2025, Jahaj ka mbajtur poste drejtuese në dikasterin e Belinda Ballukut, e cila është dhe drejtuese politike e qarkut të Fierit

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së deputetit socialist në Prokurorinë e Posaçme.

Në 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit të OSHEE për rajonin e Tiranës, ndërsa në tetor të vitit 2021, u emërua drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, institucion në varësi direkte të zv.kryeministres Belinda Ballukut. Ndërsa në zgjedhjet e 11 majit u zgjodh deputet në qarkun e drejtuar nga Balluku.