Ballina Sport Edlir Tetova projekton transferimin e bujshëm te Teuta

Edlir Tetova projekton transferimin e bujshëm te Teuta

143
0

Burime për media, bëjnë të ditur se trajneri i ri i Teutës, Edlir Tetova ka nisur projektin ambicioz te ekipi durrsak për të rivalizuar sezonin e ri mes më të mirë në Superiore me transferimin e portierit të Elbasanit.

Fjala është “gardianin” çek të verdhebluve Martin Janacek.

Për të arritur te 25-vjeçari, Teuta po përdor strategji “djallëzore”, duke e tunduar me rrogë 10 mijë euro në muaj.

Janacek nuk e ka marrë vendimin për të ardhmen, ndërsa i përfundon kontrata këto ditë me Elbasanin, çka do të thotë se mund të kaloi te Teuta pa asnjë kacidhe, pra transferim falas.

Portieri i ekipit elbasanas e tregoi në edicionin që lamë pas se çfarë aftësish të jashtëzakonshme ka në katërkëndësh, jo vetëm gjatë lojës, por edhe në pritjen e 11-metërshave, rasti më tipik karshi Flamurtarit në transfertë, 2 penallti të ndalura. Sipas “Transfermarkt”, Janacek vlen 400 mijë euro.