Pas gjashtë ditësh protestash në kryeqytet, reagimi qytetar kundër projektit në Zvërnec është zhvendosur sot në zonën e plazhit të Dalanit, ku është vërejtur nisja e grumbullimit të protestuesve.
Sipas pamjeve nga terreni, qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur gradualisht në zonë, duke vijuar qëndrimin kundër projektit të kundërshtuar prej tyre.
Protestat kundër këtij projekti nisën të shtunën e javës së kaluar, pas një incidenti të raportuar ku një protestues u tërhoq zvarrë nga dy punonjës të një kompanie private sigurimi, çka solli përshkallëzim të reagimeve dhe mobilizim qytetar në ditët në vijim.







