Ushtria e Tajvanit po teston një teknologji që deri para pak vitesh dukej si pjesë e filmave fantastiko-shkencorë. Instituti Kombëtar Chung-Shan i Shkencës dhe Teknologjisë prezantoi tre versione të qenve robotikë të destinuar për patrullim, zbulim dhe mbështetje me fuqi zjarri.
Robotët me katër këmbë janë prodhuar nga kompania amerikane Ghost Robotics, ndërsa sistemet e vëzhgimit dhe pajisjet e tjera janë integruar nga industria ushtarake tajvaneze. Një prej varianteve është i pajisur edhe me armë të montuar mbi platformë.
Marinsat besojnë se në plazhe dhe përgjatë vijës bregdetare, përfshirë edhe rojen bregdetare në Dongsha dhe Nansha për patrullime dhe inspektime, ekziston një nevojë urgjente. Edhe ushtria ka nevojë për patrullime brenda bazave ushtarake. Prandaj do t’i vendosim këto sisteme sipas nevojave dhe vendndodhjes së njësive për të përmbushur misione të ndryshme.
Sipas zyrtarëve tajvanezë, forcat e armatosura kanë shprehur interes për përdorimin e këtyre sistemeve, megjithëse ende nuk është bërë një porosi zyrtare. Një nga zonat ku mund të përdoren janë ishujt Dongsha dhe Nansha në Detin e Kinës Jugore, rajon që mbetet objekt mosmarrëveshjesh territoriale mes Tajvanit dhe Kinës.
Ekspertët vlerësojnë se robotët mund të reduktojnë rrezikun për personelin në misione patrullimi, vëzhgimi dhe siguri. Demonstrimi i tyre tregon gjithashtu interesin në rritje të Tajvanit për integrimin e sistemeve autonome në mbrojtjen e territorit dhe ishujve strategjikë.







