Ballina Sport Të shokuar nga vdekja e Bunjakut, lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet...

Të shokuar nga vdekja e Bunjakut, lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

88
0

Vdekja e Fatjon Bunjaku ka tronditur Elbasanin. Shokët e skuadrës shfaqen të prekur me reagimet e tyre në rrjetet sociale. Isi Manellari është ndër të parët që reagoi. “U prehsh në paqe vëllai im! Allahu të mëshiroftë”, shkruan Manellari.

“Pushofsh në paqe vëllai im. Zoti të mori shpejt, por ke me qenë në zemrat tona gjithmonë”, shprehet Antonio Delaj. “U prehsh në paqe vëllai im”, është tjetër reagim që vjen nga Kristi Qose.

Bruno Lulaj shkruan: “U prehsh në paqe vëllai jonë. Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar dhimbjen dhe trishtimin që na solli ky lajm. Do të jesh gjithmonë në zemrat tona, babo. Ngushëllime të sinqerta familjes”.

Në reagimin e tij, Emiljano Musta shprehet: “Zoti të donte pranë vetes vëlla. Do na mungosh shumë, “Babo” jonë prehu në paqe. Ngushëllime familjes”. Edhe Loukili ka shprehur ngushëllimet e tij.

Aksidenti me makinë i mori jetën në mënyrë tragjike Bunjakut. Futbollisti i Elbasanit ndërroi jetë sot pas mesnate, ndërsa ishte duke udhëtuar në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Bunjaku u afrua tek Elbasani në verën e kaluar. Sulmuesi 22-vjeçar po ashtu regjistronte paraqitje me Kosovën U-21, ndërsa para eksperiencës me verdheblutë kishte luajtur me Malishevën, Gjilanin, Lirinë dhe Trepçën.