Ballina Politika PD vendos t’i bashkohet protestës: demokratët do të jenë “zyrtarisht” në shesh....

PD vendos t’i bashkohet protestës: demokratët do të jenë “zyrtarisht” në shesh. Për më shumë apo për përçarje

121
0

Pas disa ditësh hezitimesh dhe qëndrimesh të paqarta ndaj protestës që po zhvillohet prej një jave në Tiranë, Partia Demokratike duket se ka marrë vendimin për t’iu bashkuar zyrtarisht tubimit të sotëm.

Në grupet e komunikimit të demokratëve po qarkullon një mesazh ku mbështetësit ftohen të mblidhen në orën 18:00 përballë Piramidës, pranë stacionit të autobusit, për t’iu bashkuar protestës.

Në mesazh protesta cilësohet si “mbarëkombëtare”, ndërsa u bëhet thirrje demokratëve të dalin në shesh dhe të bashkojnë zërin e tyre me atë të protestuesve. Njoftimi thekson nevojën për unitet dhe vazhdimin e protestave deri në arritjen e qëllimeve të shpallura.

Lëvizja shënon përfshirjen e parë të organizuar të Partisë Demokratike në protestat që nisën si reagim ndaj projektit në Zvërnec dhe që gradualisht kanë marrë edhe karakter politik, me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi.

Rrisku duket i madh për vetë protestën. Tonet politike të saj dhe thirrjet kundër klasës politike mund ta bejnë edhe me te madhe ate, po edhe mund te rriskojne percarje me militante kur ashtu si Rama edhe Berisha sapo i zgjedhur si kryedemokrat, janë nën thirrjet “burg”