Ballina Slider Xhaxhi militanti sqaron mesazhin e Edi Ramës drejtuar CNN për Pelikanin kaçurrel...

Xhaxhi militanti sqaron mesazhin e Edi Ramës drejtuar CNN për Pelikanin kaçurrel gjatë darkës në kopshtin Eden

113
0

Pasi janë ulur të dy, Edi dhe Pelikani kaçurrel në kopshtin Eden për të gjetur një kompromis, ka ardhur një pjatancë e madhe në formë anije nga miku i Edit e mbushur plot me peshk.

-Pelikan, ky është ai trapi që të thashë mbrëmë. Po e pate mirë me këtë dhitesh në peshk. Tani se e di ti që nuk kam shumë kohë, kohë për këtë gjë se më janë ngritur të gjithë dhe e kupton se padashje u futëm në një konflikt se unë i thashë atyre që 90 përqind nuk e njohin flamengon, po ne kuvend nuk e njeh asnje nga ata te mijte…një deputete e PD kishte qenë një ditë për t’u parë, nuk di a e ke takuar apo jo…

-Po pse nuk ua thua emrin qartë, flamingo, po i thua flamengo….

-Tani këtë dua të sqaroj të parën se na ka dalë një problem me atë që mori më shumë vota në Durrës. Çuni ri, ka gjuajtur për “cerloj” deri moshën 20 vjeç, pastaj e futa unë në parti dhe e bëra më të diturin. Ai ka ngatërruar flamingot me flamengon, është tifoz sporti legeni dhe i ka thënë do bëjmë një ligj për flamengon. Edhe unë duke i mbushur mendjen atyre se si shkruhet, në vend që ta mësonin ata, e harrova edhe vetë. Po do ta sqaroj nesër se na ka dalë një problem. Dy deputetë janë koshientë dhe kanë bërë një foto me ty që do ta publikojmë nesër, po atë të tretin nuk e njeh kush dhe sa ti gjejmë foton, po masat i kemi marrë se do të dalë foto me ty. Po të tregoj nesër për dy deputetë që kanë mbajtur  barrën në Durrës, më të vjetrën, po që është ende e re dhe më të riun, po që është i mencur sa një i vjetër….

-Po mirë o Edi, se po më duken këto peshqit si ministrat tuaj kur i ha…

-Hajë hajë ..ku s’kam sqepin tënd unë, unë me gojë dhe nuk po lej gjë pa hëngër duke filluar nga drejtorët që ti i ke si sardele…

-Po pse gënjeve CNN se mua më duan 2 mijë injoratë, delirantë…dy mijë ishin vërtetë. Lexova edhe sondazhin e atij Zalos si e ka ai që bën sondazhe…

-E kam mjeshtër. Asnjëherë nuk i dalin sondazhet, kur janë pak i nxjerr me metra katror, kur janë shumë i nxjerr me numër popullsie. E dëgjove sot që kishin pritur Papën një milion vetë në Spanjë!. 0.5 përqind e popullsisë e nxori Zalo e duan. Është mjeshtër. E kam future edh eke këto sondazhet e sportit i qan. I dhjeu këta që vejnë bileta. Po unë gabova se ka një konflikt Zalo me Taulantin. E ke vënë re ti që kohët e fundit ka nisur Taulanti bën foto, numëron njerëz nëpër sheshe. Këtu miku im u dhje muhabeti. Ngatërrova sondazhin e Zalos me statusin e Taulantit. Në vend që ti thoja CNN numrin e protestuesve të Zalos, i dhashë numrin e kryshqëve që numëron Taulantit. Mos më shih kështu se jam i qetë po kam halle të mëdha, se unë psikopat jam e di mirë ti…po çfarë të bëj. Ai që ma tha i pari I çmendur tani e kam aleat. Mos të isha psikopat unë  dhe i çmendur nuk do isha marrë as me ty, as me Donaldin se prej tij e hëngrët edhe ju. Do ta ndreqim. Më duhet ndihma jote…kam nevojë për një prononcim…Tani të kthehemi në Durrës te ata dy deputetët, apo tre se njërin nuk e njoh as vetë…do ti them të gjitha. Ti e di që kur e kam bythën ngushtë i shes të gjithë unë. Po ja hodha me ty, edhe ti për lesh do ikësh dhe të rroftë sqepi. Tani ha edhe këtë pjatën tjetër dhe të tregoj për ato të Durrësit, deputetët e mi…që firmosën për ty….(vijon)