Ballina Aktualitet E pazakontë/ Vajza e sëmurë vret nënën me thikë, familja fsheh krimin,...

E pazakontë/ Vajza e sëmurë vret nënën me thikë, familja fsheh krimin, mjekja vulos kartelën ‘vdekje natyrale’

83
0

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e Lezhës për shpërdorim detyre. Kjo ka bërë që kolegët e saj, mjekë e infermiere të protestojnë këtë të hënë, duke dashur të sensibilizojnë organet e drejtësisë se ndaj kolegës së saj rëndon një akuzë e padrejtë.

Ngjarja u zbulua pas një muaji

Policia zbuloi një muaj me vonese se Dave Shpani 85-vjece nga fshati Fushë-Mamurrasi, bashkia Kurbin, është e vrarë me thikë nga e bija me probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka vdekur për shkaqe natyrore, sic kishte shkruar mjekja në skedën e vdekjes.

Në njoftimin e datës 6 qershor, policia tha se 85-vjeçare ka vdekur më 30 prill dhe nuk është raportuar në komisariat. Në rrugë operative policia më pas mësoi se ka të bëjë me ngjarje kriminale.

Gjate hetimi u zbulua se “Dave Shpani, 85- vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë, ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, 57-vjece, e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. U bë ndalimi i 57 vjeçares, e dyshuar si autore e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen Aanila Lleshi mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares”, thuhet me tej.

Mjekja e plotësoi kartelën ne mirebesim

Mjekët dhe personeli i Qendrës Shëndetësore të Mamurrasit gjatë protestës së sotme (8 qershor) thanë, se familjarët e kanë varrosur të moshuarën dhe kanë shkuar pas 5 ditesh tek mjekja e familjes për të marrë kartelën e vdekjes.

Mjekja nen hetim Anila Lleshi është bazuar në dëshminë e të birit, i cili ka deklaruar se nëna e tij ka vdekur për shkaqe natyrale dhe ka pranuar te plotësoje skeden në mirebesim.

“Kur bëhet fjalë për skedën e vdekjes aty shihet historiku I sëmundjes, diagnoza nga e cila ka vuajtur pacienti dhe këtu del shkaku. Në rastin konkret mjekja ka marrë dëshmi ë e familjarit, djalit të viktimës I cili deklaron se nëna ka vdekur për arsye shëndetësore”, deklaroi në protestë mjeku Ardian Doçi.

Bluzat e bardha u shprehën se në punën e tyre të përditshme kane plot raste që familjarët nuk njoftojnë ne ditën kur vdesin të moshuarit por kerkojne kartelen e vdekjes pas varrimit.

Në emër të stafit, mjeku Ardian Doçi, kërkoi që rasti të trajtohet me profesionalizëm nga organet hetimore, ndërsa theksoi se personeli shëndetësor duhet të ushtrojë detyrën pa u ndjerë i kërcënuar nga situata të tilla.

“Ne kërkojmë që të mos përlyhen mjekët në këto histori sepse ne vetëm i shërbejmë komunitetit”, përfundon mjeku apelin e tij.

Mbetet ende e paqartë por pritet të zbardhet gjatë hetimit se pse familja Shpani tentoi ta fshehë krimin?! A kishte bashkëpunëtorë të tjerë, vajza me probleme të shëndetit mendor, që është e vetmja deri më tani nën akuzë për krimin e rëndë në familje?!