Ballina Sport Platini kundër Infantinos, legjenda franceze e futbollit denoncon sërish kreun e FIFA

Platini kundër Infantinos, legjenda franceze e futbollit denoncon sërish kreun e FIFA

69
0

Këtë të hënë presidenti i FIFA, Gianni Infantino u bë objekt i një denoncimi të ri penal në Francë nga ana e ish shefit të tij, Michel Platini, me këtë të fundit ishte i destinuar të ishte në krye të qeverisë së futbollit botëror por që nuk ndodhi për shkak të përfshirjes së tij në një cështje financiare jo të ligjshme në 2015.

Legjenda e futbollit francez që u lirua nga akuzat sërish vitin e kaluar pas një procesi të dytë në një gjykatë zvicerane, ngarkoi avokatët e tij në Paris që të paraqisnin një denoncim penal ndaj Infantinos dhe 5 funksionarëve zviceranë të futbollit dhe prokurorisë. Platini pretendon se janë bërë konspiracione për akuza false dhe ka pasur abuzim me ndikimin me qëllimin që ta pengonin atë të zgjidhej në postin e presidentit të FIFA përpara 10 vitesh.

‘Avokatët do të paraqesin edhe një padi civile ndaj FIFA për dëmshpërblim’-deklaroi një zëdhënës i Platini në një komunikatë për shtyp në lidhje me akuzat e bëra që në 2022 kundër autoriteteve zvicerane

Denoncimet e reja u bënë të dituara 3 ditë përpara fillimit të Botërorit të futbollit që do të luhen në Amerikën e Veriut dhe që i lejuan Infantinos të ishte në një skenë politike me presidentin e SHBA, Donald Trump. FIFA u kontaktia për një koment në lidhje me denoncimet ligjore të Platini.

Gianni Infantino u zgjodh si president i FIFA në 2016 në mënyrë surprizë, duke ardhur nga UEFA ku ka qenë në rolin e sekretatit të përgjithshëm nën presidencën e Platini. Në  ambientet futbollistike, Platini konsiderohej si favorit për presidencën e FIFA për të pasuar Sepp Blatter që e la postin e tij pas hetimeve të federalëve amerikanë për korrupsionin mes drejtuesve të futbollit që u bënë publike në maj të 2015.

Gjithsesi 4 muaj më vonë, si Platini ashtu edhe Blatter u bënë objekt hetimi zviceran për të ndarë për një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane të bërë nga Blatter në drejtim të francezit që solli heqjen përpara kohe të tyre nga postet respektive. Si Platini ashtu edhe Blatter u liruan 2 herë nga akuzat për mashtrim në dëm të FIFA, në fillim në 2022 kur ishin bashkë në proces në Zvicës dhe më pas vitin e kaluar në apelin nga prokuroria federale. Mes 5 personave të cituar në denoncimin penal të Platini figurojnë edhe prokurori i përgjithshëm zviceran në 2015, Michael Lauber dhe drejtori legal i FIFA i asaj kohe, Marco Villiger.