Ballina Kronika 15-vjeçari u mbyt në pishinë, reagon policia e Gjirokastrës: Dyshohet se pësoi...

15-vjeçari u mbyt në pishinë, reagon policia e Gjirokastrës: Dyshohet se pësoi infarkt!

176
0

Policia e Gjirokastrës ka reaguar sa i përket rastit ku një 15-vjeçar është gjetur i mbytur në një pishinë.

Sipas policisë, adoleshenti ka pësuar infarkt teksa po notonte brenda në pishinë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.