Ballina Aktualitet Revolta qytetare/ Tentohet provokimi i protestuesve në bulevard, aktivistët thirrje: Mos bini...

Revolta qytetare/ Tentohet provokimi i protestuesve në bulevard, aktivistët thirrje: Mos bini pre, qytetarët janë këtu

82
0

Ndërsa mijëra shqiptarë në protestë dhe revoltë masive të paparë ndonjëherë ishin grumbulluar në bulevardin para kryeministrisë, nuk munguan edhe provokimet në distancë nga grupe ende të paidentifikuara.

Por në momentin që janë afruar, nën dyshimin se ishin mbështetësit e antimitingut ata që provokonin, aktivistët drejtues bënë thirrje që të mos binin pre e tyre, por të rrinin në shesh dhe të kërkonin dorëheqjen e qeverisë.

U panë qytetarë që vraponin në bulevard dhe të tjerë që i ndiqnin, por organizatorët e parandaluan me thirrje të përsëritura.

“Rrini të bashkuar, protesta është këtu, qytetarët janë këtu. Mos bini pre e provokimeve, mblidhuni këtu, ne kërkojmë dorëheqjen e qeverisë, le të këndojmë himnin kombëtar”, tha një prej aktivistëve me megafon.