Ballina Lifestyle Supermodelja Alessandra Ambrosio ekspozon format e tonifikuara në plazh

Supermodelja Alessandra Ambrosio ekspozon format e tonifikuara në plazh

60
0

Alessandra Ambrosio shfaqi linjat e saj të admirueshme me një bikini blu dhe të bardhë, teksa po shijonte një ditë në plazh në Los Angeles të dielën.

Ish-engjëlli i Victoria’s Secret, 45 vjeçe, hoqi rrobat dhe veshi bikinit dypjesëshe pasi luajti një ndeshje volejbolli me miqtë.

Ajo tregoi aftësitë e saj atletike, duke vënë në pah belin e tonifikuar dhe këmbët e gjata e të formësuara, ndërsa luante me pantallona të shkurtra blu me bel të lartë, shkruan Daily Mail.

Ambrosio, e cila së fundmi njoftoi fejesën e saj me Buck Palmer, kompletoi pamjen sportive me syze dielli dhe një kapele të bardhë bejsbolli të markës Alo.

Bukuroshja braziliane më vonë u fut në oqean për të notuar, ndërsa shijonte shoqërinë e miqve.

Të dielën, ajo dhe Palmer, 44 vjeç, shëtitën në tregun lokal të fermerëve në Brentwood, ndërsa modelja publikoi disa video të shkurtra në Instagram.