Ballina Politika Rama i shpërfytyruar nga protesta qytetare: Janë fashistë, hajvanë, po ikin turistët

Rama i shpërfytyruar nga protesta qytetare: Janë fashistë, hajvanë, po ikin turistët

101
0

Kryeministri Edi Rama është shfaqur pa syzet e tij të kuqe ne podkastin e propagandës së përjavshme ku është marrë gjerësisht me “Fashistët” dhe “Hajvanët” e protestës që e ka rrethuar prej 14 ditësh në selinë e qeverisë.

Ai ka shprehur shqetësim për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar se anulimet e rezervimeve nga turistët e huaj po kthehen në një problem serioz për ekonominë e vendit.

Ndërkohë që harron se janë me qindra turistë që po vijnë në Shqipëri vetëm për shkak të protestës dhe për t’iu bashkuar shqiptarëve në reagimin e tyre qytetar ku kërkojnë largimin e tij nga qeverisja.

… Vetëm në Vlorë nuk ka shkaktuar asnjë lloj proteste, sepse Vlora masivisht atje e do zhvillimin, kjo është një pikëpyetje të cilës unë nuk dua t’ia jap përgjigjen, por do ta lë pikëpyetje.

Harron Rama se ishin vlonjatët ata që reaguan të parët dhe pushtuan bashkinë që drejtohet nga e majta për problemin e ujit të pijshëm. Por edhe reagimet e para për Zvërnecin nisë po në Vlorë. Aty shpërtheu shkëndija që mbushi sheshet e Shqipërisë por edhe të mbarë botës në protesta ku kërkohet në kor, “Rama jepe dorëheqjen”

Një tjetër simptomë shumë e neveritshme është bullizmi ndaj njerëzve në Facebook, në Instagram, tha kreu i qeverisë e ngjante shumë i shqetësuar për këtë!!

Rama mundohet që të shpërndajë përgjegjësinë. Ndërkohë nuk ja thotë dot goja së me mijëra mesazhet ne rrjtet sociale janë kundër tij dhe qeverisjes së tij të korruptuar deri ne palcë dhe që është në shërbim të bandave dhe jo të qytetarëve shqiptarë.

Arrin deri në pikën sa krahason protestuesit me fashistët.

“Dhe kjo po ndodh me shumë njerëz, edhe me ata që kanë një opinion tjetër thjesht dhe shkruajnë postim dhe marrin të shara dhe marrin kërcënime, të cilat flasin për atë që unë e kam thënë që është ditën e parë në këtë konglomerat, në këtë mozaik, ku ka njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, ku ka patjetër njerëz, që kanë vetëm qëllime të mira, ka dhe një komponentë fashiste, një frymë fashiste. Dhe fryma fashiste nuk ka nevojë për uniforma dhe për armë. Fryma fashiste është fryma që thotë: “Shqipëria është e shqiptarëve”, pra, të gjithë të tjerët jashtë nuk janë të mirëseardhur. Siç ishte Gjermania e gjermanëve dhe u bë “delja e zezë” e Europës për vite, vite të tëra pastaj. “Greqia është e grekëve”, thoshin këta hajvanët e Agimit të Artë, që u bënë një problem për Greqinë, e të tjera, e të tjera, e të tjera”.

Por më e rëndë akoma është termi “hajvanë” që kreu i qeverisë e përdor për shqiptarët që kanë mbushur rrugët e Shqipërisë për të kërkuar largimin e tij.

“Është e patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomerat partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur”.

Askush nuk mund të komentojë me shumë kur përballësh me deklarata të tilla të kreut të një qeverie që quan hajvanë dhe fashistë qytetarët që protestojnë kundër tij. I janë errur sytë dhe e kupton që pushteti i bandave dhe patronazhistëve që ka krijuar nuk e mban më përballë një populli të tërë që është tashmë në rrugë dhe i kërkon të largohet aspak në mënyra “fashiste” e aspak si “hajvanë”. Por në mënyrën me qytetare në botë, protestës paqësore… që edhe mund të ndryshojë.