Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e dhënë më herët për ish-presidentin Ilir Meta, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar ndaj tij si person që dyshohet për tre vepra penale.
Ilir Meta ndërkohë ka bërë një tjetër kërkesë në Apelin e GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë.
Lidhur me këtë kërkesë, u zhvillua seanca këtë të hënë në shkallën e dytë të gjyqësorit, por gjyqtare Saida Dollani u tërhoq për te shpallur vendimin në një datë tjetër.







