Ballina Aktualitet AAPSK do të japë më qira pronat e sekuestruara të Ergys Agasit

AAPSK do të japë më qira pronat e sekuestruara të Ergys Agasit

147
0

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara do të japë më qira pronat e sekuestruara të Ergys Agasit. Në buletinin e AAPSK-së njoftohet dhënia me qira e dy vilave dhe një stalle. Pasuritë e Agasit u sekuestruan nga SPAK pasi dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal të tij. Ai akuzohet si kreu i një grupi kriminal që brenda brenda AKSHI-t. Sipas SPAK Agasi urdhëronte rrëmbimin e rivalëve që të tërhiqeshin nga tennderat e AKSHI.

NJOFTIMI I PARË

Jepet me qira Vilë në Petrelë,Tiranë. Sipërfaqe: 360 m². Çmimi duke filluar nga: 80,000 Lekë/muaj. Pasuria është nën administrim shtetëror. Të gjithë të interesuarit duhet të ndjekin procedurën zyrtare të aplikimit:

1. Shfaqja e interesit bëhet përmes plotësimit të formularit përkatës.

2. Formulari duhet të dorëzohet fizikisht ose me Postë në adresën zyrtare të institucionit.

Linkun për të shkarkuar formularin e aplikimit do ta gjeni në bio të profilit tonë në Instagram. Ju lutemi, aplikimet merren parasysh vetëm nëpërmjet formularit zyrtar.

NJOFTIMI I DYTË

Jepet me qira Vilë në Petrelë,Tiranë.Pasuria është nën administrim shtetëror.. Sipërfaqe: 182 m². Çmimi duke filluar nga: 50,000 Lekë/muaj. Pasuria është nën administrim shtetëror. Të gjithë të interesuarit duhet të ndjekin procedurën zyrtare të aplikimit:

1. Shfaqja e interesit bëhet përmes plotësimit të formularit përkatës.

2. Formulari duhet të dorëzohet fizikisht ose me Postë në adresën zyrtare të institucionit.

Linkun për të shkarkuar formularin e aplikimit do ta gjeni në bio të profilit tonë në Instagram. Ju lutemi, aplikimet merren parasysh vetëm nëpërmjet formularit zyrtar.

NJOFTIMI I TRETË

Jepet me qira Stallë në Petrelë,Tiranë. Sipërfaqe: 880 m². Çmimi duke filluar nga: 50,000 Lekë/muaj. Pasuria është nën administrim shtetëror. Të gjithë të interesuarit duhet të ndjekin procedurën zyrtare të aplikimit: