Nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës është zhvilluar një aksion kundër call centareave që përdoren për të mashtruar qytetarët europianë, duke u marrë shuma të mëdha parash.
Burimet mediatike bëjnë me dije se gjatë aksionit, i cili është zhvilluar edhe në koordinim me autoritetet austriake, janë ‘goditur’ dy call centera pranë Liqenit të Thatë në kryeqytet.
Gjatë këtij aksioni, në ambientet e 2 call centerave janë gjetur kompjutera që përdoreshin për aktivitetin e mashtrimit, si dhe operatorë që punonin aty (të cilët ende nuk dihet nëse janë arrestuar ose jo).







